01
Mirëserdhët

Të punosh me sukses dhe të jetosh i lumtur në Gjermani!

Kush jeton dhe punon në zemrën e Evropës, posedon perspektiva të shkëlqyera. Prandaj specialistë të kualifikuar nga e gjithë Evropa sigurojnë të ardhmen e tyre të suksesshme me German Chanse. Si ndërtues urash për më shumë bashkëpunim në Evropë ne mbështesim specialistët dhe punëdhënësit e tyre të ardhshëm. Qëllimi është që të kemi sa më shumë njerëz të suksesshëm dhe të lumtur në Gjermani.

Në Gjermani kërkohen me shumë ngut specialistë të motivuar nga Shqipëria, sidomos në sektorët e shëndetësisë, përkujdesjes dhe edukimit, në sektorin e ndërtimit dhe në profesionet MINT (Matematikë, informatikë, shkenca natyre, teknikë). Nëse dëshironi ta organizoni në mënyrë aktive të ardhmen tuaj, drejtojuni German Chanse! Paga të mira, kushte atraktive për kohën e lirë dhe shumë avantazhe dhe shanse të tjera ju presin.

02
Success model

Ne kërkojmë, nxisim dhe shoqërojmë më të mirët!

Për momentin në Gjermani mungojnë në sektorin shëndetësor dhe të përkujdesjes më shumë se 100.000 specialistë. Nëse llogarit edhe profesionet MINT, sektorin e edukimit dhe të ndërtimit, deri në 2030 kërkohen rreth tre milion specialistë të mirë-trajnuar. Pikërisht për këtë arsye German Chance është aktiv. Ne kërkojmë më të mirët: Njerëz kompetent me studime të përfunduara, të cilët e duan profesionin e tyre dhe kanë dëshirë të jetojnë në Gjermani.

Në mënyrë që performanca e lartë të shpaguhet në mënyrë afatgjatë, ne bëjmë hapin vendimtar. Te German Chance ju bëheni pjesë e familjes tonë: Ne nuk ju shoqërojmë juve vetëm kur filloni profesionin dhe vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me mësimin e gjuhës - ne ju ndihmojmë, në mënyrë që ju të ndjeheni si në shtëpi në të gjitha sektorët e jetës në Gjermani.

03
Shoqërues në procesin e përzgjedhjes

Formula e suksesit e German Chance: Ne sjellim bashkë specialistët dhe punëdhënësit!

German Chance nxit dhe shoqëron specialistët e kualifikuar në rrugën e tyre për në Gjermani. Duke qenë se ne jemi prezent në të gjithë Evropën, ne bashkojmë specialistë evropianë shumë thjeshtë me punëdhënës të përzgjedhur dhe punëdhënës që ne i njohim personalisht.

Pasi në Bashkimin Evropian (BE) çdo qytetar i BE-së posedon të drejtën dhe privilegjin të zgjedhë i lirë fokusin e jetës së tij dhe vendin e punës. Me një diplomë të njohur çdo specialist i arsimuar mund të punojë në Gjermani në profesionin për të cilin ai ka studiuar. Mësimi i gjuhës, banesa, ushqimi dhe koha e lirë – çdo gjë është organizuar në mënyrë të përkryer, pasi German Chance është për ju aty.

04
Partner dhe shoqërues i besueshëm

Në fokus të German Chance qëndron gjithmonë njeriu – pra ju!

Çfarë na bën neve unik? German Chance është çdo ditë aktiv si ndërtues urash në Evropë. Në fokus qëndrojnë njerëzit, të cilët organizojnë të ardhme e tyre vetjake. Ne bashkojmë punëdhënës atraktiv dhe specialistë të motivuar. Kjo është një përgjegjësi e veçantë, pasi ne çdo ditë orientohemi në fusha të reja.

Në mënyrë që e ardhmja juaj personale dhe profesionale të jetë e siguruar në mënyrë të qëndrueshme, ju mund ti besoni në çdo moment German Chanse si partner. Pasi ne jemi gjithmonë personalisht për ju aty – para, gjatë dhe pas mbërritjes tuaj në Gjermani!

Kush dëshiron ta organizojë në mënyrë aktive të ardhmen e vet në Evropë, ai gjen te German Chance një udhërrëfyes me përvojë dhe të besueshëm.


Alena Germann Administratore dhe iniciatore e German Chance

Mbi
1000


specialistë të ndërmjetësuar

Mbi
50


klientë të kënaqur

Mbi
90%


kuota suksesi
05
Ecuria e projektit

Rruga juaj e suksesit me German Chance

Integrim i jetuar

Sepse ne marrim parasysh objektivat individuale, te German Chance ekzistojnë shumë histori suksesi. Integrimi aktiv i shoqëruar me German Chance njeh shumë fytyra të gëzuara...

06
Suksese

Historitë e suksesit të German Chance

07
Kontakti

Përdoreni German Chance tuaj!

Te ne, ju dhe e ardhmja juaj qëndroni në fokus.

Dibres Kompleksi Halili Nd. 64, H 6, Ap. 36
1017 Tirana
Shqipëri

Bianca Duro

Bianca Duro

Project Manger Albania
Mobil 355 0 68 40 26 340 E-Mail Shkruaj E-Mail
08
Partner

Le të ecim së bashku

Bianca Duro

Project Manger Albania
Mobil 355 0 68 40 26 340 E-Mail Shkruaj E-Mail
Mbyllni dritaren
1 Bianca Duro